Connect with us

Aktualitet

Jep dorëheqjen prefekti i qarkut Lezhë Gjergj Prendi

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme pranë Këshillit të Ministrave. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen për shkak të përplasjeve me kryetarin e bashkisë Pjerin Ndreu, pas kthimit të vendimit të miratuar nga Këshilli Bashkiak për amnistinë fiskale për tarifat vendore, vendim ky i marrë në vitin 2024.

Ish-ushtaraku u emërua prefekt i qarkut të Lezhës në Prill të vitit 2022 dhe e mbajti këtë post për rreth 2 vite.

Gjergj Prendi e ka mbajtur edhe më herët detyrën e prefektit të Lezhës për rreth 18 muaj, por u lirua nga kjo detyrë maj të vitit 2019. Ai u pasua nga Gjokë Jaku, i cili më parë kas pasur postin e prefektit të Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, zëvendeës minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si edhe ka mbajtur postin e zv\kryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.

Advertisement