Politike
“Jo më mashtrime”/ Rama: Profetët e rremë s’kanë vend në rrugën drejt BE-së

Kryetari i Partisë socialiste, Edi Rama, në fjalën e tij në hapjen e fushatës, pohoi ndër të tjera se shqiptarët duhet të braktisin profetët e rremë, ata që premtojnë gjëra madhështore.
“U bëj thirrje shqiptare e qytetare nga ky shesh, ku nuk ka flamur tjetër, përveç atij më të bukurit në botë. Të bëhemi bashkë si pesë gishtat e kësaj dore, për t’i dhënë ngjyrat që do Europa.
Më 16 maj do ta ngrejnë tendën këtu në këtë shesh. Do të ulen në sofër të gjithë udhëheqin e Europës, le t’u tregojmë mikpritjen më të mirë. Prandaj t’i lëmë llogoret dhe fanellat e tifozllëkut, të ngrihemi në lartësinë e duhur, që porta e hapur e Europës të mbyllet.
Do të jemi në lartësinë e duhur për historinë, të denjë për etërit, që na dhanë flamurin e Shqipërinë. Besojini kësaj profecie, besojeni këtij momenti ndryshe, është ndryshe për Shqipërinë tonë të përbashkët, braktisni profetët e rremë, qëniet që premtojnë gjëra madhështore. Sot është koha për këtë besim të lartë, sot është dita për Shqipërinë që të vendosim kurorën europiane.
Skënderbeu na qoftë udhërrëfyes, në atë këndin e Europës që na pret.”

