Pinknews
“Jo s’ka mundësi! Ky nuk është Dori!”/ Letra që shokoi Olta Gixharin
Aktorja e njohur Olta Gixhari së fundmi është surprizuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka dërguar një letër nga larg.
E ftuar në një intervistë Oltës iu lexua letra e dërguar nga Dori, në të cilën ai shprehte vlerësimin dhe dashurinë që kishte ndaj saj.
E ndërsa moderatorja lexonte, Olta e emocionuar shprehej gjatë gjithë kohës “Jo s’ka mundësi! Ky nuk është Dori!”
Letra e bashkëshortit për Oltën:
“Jeta ime,
Po të shkruaj këtë letër pas shumë kohësh që nuk shkëmbejmë mesazhe për ndjesitë tona, por flasim vetëm për përditshmërinë dhe çunat tanë.
Dua të të them se jam shumë krenar për ty dhe të dua gjithnjë e më shumë. Më ke zbukuruar jetën në çdo aspekt, e diamanti mbi të gjitha janë djemtë tanë.Ti je dashuria ime më e madhe, dhe ajo që më bën të ndihem si një adoleshent kur të kam pranë. Je forca ime në momente të vështira dhe gëzimi im në ditë të trishta. Je ajo që na mbush shtëpinë me hare edhe atëherë kur je e dërrmuar e pagjumë.
Ne jemi shumë të lumtur kur ti je në shtëpi, dhe mezi presim të kthehesh kur je larg.
Këto kohë kur ti po punon larg shtëpisë ne jemi me ty sepse ne jemi një familje dhe nuk ndahemi kurrë, edhe pse vështirësi na dalin para, nuk ka asgjë të na ndajë.
Je mami më seksi në të gjithë botën, je vetvetja”.
Para pak ditësh në një intervistë aktorja u shpreh se para se të mirëpriste në jetë fëmijët njerëzit i thoshin “Ti mami? Kurrë!”. Aktorja theksoi se fjalët e “vrisnin”, por shtoi se “mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”.
“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Thosha sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”, tregoi Olta Gixhari.