Connect with us

Bota

Joe Biden diagnostikohet me kancer, reagon Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë.

Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar, vuan nga një “formë agresive e kancerit”.

“Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostates. Ish presidenti dhe familja e tij po shqyrtojnë mundësitë e trajtimit me mjekët e tij.”

Sipas Cancer Research UK , rezultati Gleason 9 tregon se qelizat kancerogjene “duken shumë anormale” dhe sëmundja “mund të rritet shpejt”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas lajmit se Joe Biden u diagnostikua me kancer të prostatës.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump shprehet se aai dhe zonja e parë ishin “të trishtuar” pasi mësuan për këtë lajm.

“Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. Ne i shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë”, shkroi Trump.

Advertisement