Connect with us

Politike

“Ju ulërini dhe bllokoni foltoren, po tani?”/ Belind Këlliçi: Rama talli menderen me shqiptarët…

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekzpozuarit” në MCN TV për të diskutuar për seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, ku pritej të prezantohej programi i qeverisë së drejtuar nga Edi Rama dhe të debatohej gjatë për të dhe ministrat. Por seanca maratonë përfundoi brenda 25 minuta si kurrë më parë, pa asnjë debat, përveç incidenteve nga ana e opozitës pasi Rama, pasi foli vetë, ia dha fjalën e “ministres” Diella. I pyetur nga moderatori Rakipi se çfarë do të bëjë opozita, Këlliçi u shpreh se se opozita u ka nisur një letër ambasadorëve dhe se do të kërkojnë shkarkimin e kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.

Pjesë nga biseda

Këlliçi- Besoj se është hera e parë që programi dhe kabineti kalojnë pa debat në Kuvend. Opozita ka qenë e përgatitur për seancë maratonë dhe debat konstruktiv.

Seanca do të ishte prezantim i programit dhe ne do të jepnim oponencën tonë. Do të kishim 500 minuta minimalisht për t’u fokusuar te programi, për të folur me fakte, dokumenta dhe prova, për të çmontuar propagandën.

Si asnjëherë më parë në një skenar të përgatitur, Rama, pasi edhe Diella është truk i tij për të harxhuar kohë opozita, këtu ka vetëm një individ dhe ky është Edi Rama.

Rama dukshëm nuk kërkon më asnjë debat dhe diskutim, kundërshti dhe transparencë për qytetarët në raport me programin dhe reformat, ministrat dhe kabinetin.

Më kanë pyetur pse pengoi opozita qytetarët të informohen, nuk është kjo historia. Rama erdhi me skenar të qartë, kërkonte ta kalonte direkt në votim, ishte e parapërgatitur. Seanca ishte e destinuar për të shkuar në mbyllje rekord, në kohë rekord.

Rakipi: Po bashkohem 100% me ju që ishte skenar i Ramës, por i bie që të gjithë ju që dolët atje dhe tundët e shkundët, ju ka futur Rama.

Këlliçi: Kjo është seanca më e rëndësishme e katër viteve dhe pastaj janë ato për buxhetin, ku bëhet debat mbi çështje konkrete.

Rakipi: Ju dolët atje, Rama përfitoi dhe kreu veprimin që kreu. Ju dolët dhe keni 12 vjet që bëni këtë punë, dilni, ulërini, bllokoni foltoren. Nuk them se nuk duhet ta bëni, sepse shpesh jeni detyruar….

Këlliçi: Edhe dekretimi i ministrave është nisur me shkelje Kushtetuese. Sot u bë shkelje tjetër, që gjatë fjalës së kryeministrit, të futet një personazh i tretë, të tallet menderja me qytetarët dhe deputetët, duke futur një avatar, një kompjuter, duke mbajtur ligjëratë për minuta të tëra. Rama këtë skenar donte dhe kur fliste ai, deptuetët e PD nuk kanë patur ndërveprim, kanë ndenjur qetë. Në momentin që ka hyrë personazhi, avatari, roboti Diella, që ka shpikur Rama, ka patur reagim nga deputetët pasi e kanë konsideruar fyerje dhe tallje me qytetarët. Është dhënë pushim, i është mohuar e drejta e procedurës, kërkesës për procedurë kreut të grupit parlamentar të PD. Niko Peleshi e ka nisur shumë mbrapsht punën e tij dhe mandatin.

Rakipi: Prandaj e kanë caktuar Nikon. A mund t’ju themi qytetarëve, ç’do bëni ju?

Këlliçi: Rama vuri në lëvizje forcën e kartonave dhe e kaloi seancën në votim dhe 4 vitet e ardhshme të Shqipërisë, program u mbyll për 25 minuta. Tani, kalojmë te pjesa çfarë do të bëjmë. Patëm një mbledhje, kemi bërë të qartë kërkesat tona, kemi bërë letër për përfaqësitë e huaja. Kemi kërkuar shkarkimin e kreut të Kuvendit, do të shkojmë edhe në GJK për të anuluar këtë seancë dhe për të mbajtur seancë normale. Ajo që është bërë deri tani nuk mund të vazhdohet më.

Advertisement