Connect with us

Sport

Juventus bën detyrën, Messit nuk mjafton për PSG-në

Grupi H ka rezervuar surpriza. PSG është ndalur në transfertë nga Benfica duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1.

Messi realizoi një supergol në minutën e 22, por vendasit përfituan në fund të pjesës së parë pasi Danilo realizoi autogol.

Ky barazim e mban PSG sërish në vendin e parë me 7 pikë, po aq sa ka dhe Benfica por me golavarazh më të mirë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit H, Juventus ka fituar 3-1 ndaj Maccabit.

Golat për bardhezinjtë u realizuan dy herë nga Rabiot, dhe Vlahovic, ndërsa për izraelitët shënoi David.

Juve mban vendin e 3 me 3 pikë, ndërsa Maccabi mbyll grupin me 0 pikë.

Advertisement