Connect with us

Aktualitet

Juventus/ Kenan Yildiz futet në historinë e formatit të ri të Champions League, thyen rekordin e Del Pieros

Juventusi fitoi 3-1 kundër PSV-së në Torino. Dueli vlente për raundin e parë të Champions League në formatin e ri me 36 skuadra dhe një renditje të përgjithshme.

U deshën 21 minuta lojë që të shënohej goli i parë dhe për këtë mendoi turku i Juventusit, Kenan Yildiz.

I riu turk mori topin nga Nico Gonzalez, më pas kaloi nga e majta në këmbën e djathtë dhe goditi në mënyrë fantastike duke qëlluar shtyllën dhe pastaj topi përfundoi në rrjetë, për një gol fantastik.

Kenan Yildiz, në moshën 19 vjeç e 136 ditë shënoi golin që i dha Juventusit epërsinë ndaj PSV-së, duke thyer rekordin e Alessandro Del Piero, i cili shënoi golin e tij të parë në Champions League në moshën 20 vjeç e 308 ditë.

Advertisement