Rajon
Ka probleme nervore/ Ja për ku i drejtoi shigjetat eurodeputeti Groshelj

Eurodeputeti slloven Klemen Groshelj iu përgjigj pretendimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili e quajti “urrejtës i Serbisë”, duke thënë se ky ishte një “reagim nervor”.
“Nëse qëndrimi për një nga vlerat themelore dhe demokratike të Bashkimit Evropian, që janë zgjedhje të ndershme dhe të lira për qytetarët e Serbisë, më bën armik, kjo tregon më shumë se kush janë në pushtet në Serbi sesa për atë që unë mbështes. Është një reagim nervoz për faktin se po intensifikohet presioni ndërkombëtar dhe debati rreth zgjedhjeve që u mbajtën në Serbi dhe kushtet në të cilat u zhvilluan” – theksoi Klemen Groshelj
Ai shtoi gjithashtu se janë përgatitur raporte paraprake që tregojnë qartë shkelje të rëndë të standardeve të zgjedhjeve demokratike në zgjedhjet e fundit serbe.
Groshelj më vonë shkroi në rrjetin X se avokimi për themelin e çdo shoqërie demokratike, që janë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk është shprehje e urrejtjes, por shprehje e mbështetjes për Serbinë demokratike.
“Avokimi për media të lirë, një proces zgjedhor demokratik dhe të drejtë dhe mbështetja e shoqërisë civile dhe individëve në mbrojtjen e vullnetit të tyre, për fat të keq, jo vetëm që është e padëshirueshme në Serbi, por falë të djathtës ekstreme, po bëhet standard edhe në Bashkimin Europian” – potencoi eurodeputeti slloven, duke shtuar se ai vetë si i zgjedhur nuk mund të pranonte shkeljen e vlerave dhe parimeve themelore demokratike mbi të cilat mbështetet demokracia evropiane.
Pas zgjedhjeve, vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë Groshelj, paralajmëruan se SNS në pushtet kishte një avantazh sistemik në zgjedhje dhe Groshelj theksoi përfshirjen e Presidentit Vuçiç në fushatën zgjedhore dhe ndikimin e tij në mediat serbe. Edhe pse Vuçic nuk është më kryetar i partisë, ai ishte figura kryesore në fushatën parazgjedhore, prandaj, sipas vëzhguesve, SNS kishte një avantazh ndaj partive të tjera.
“Vuçic është president por dhe është prezent kudo, edhe pse nuk eshte kandidat në zgjedhjet parlamentare”- deklaroi eurodeputeti. Ai shtoi gjithashtu se niveli i debatit politik në Serbi është i ulët, dhe vëzhguesit tregojnë për presione shqetësuese ndaj votuesve dhe diskreditimin personal të kundërshtarëve dhe shprehu shqetësimin për sulmet dhe gjuhën e përdorur kundër gazetarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile.
Presidenti i Serbisë më herët sulmoi ashpër vëzhguesit ndërkombëtarë të cilët vunë re parregullsi zgjedhore, duke veçuar Viola von Kramon, Klemen Groschel, Andreas Schider dhe Stefan Schönach, të cilët ai i quajti “urrejtësit e Serbisë”.

