Connect with us

Kronike

Kadastra me aplikacion të ri

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vendosur në shërbim të qytetarëve shërbimin e përshpejtuar elektronik, me anë të së cilit dokumentet do merren për 48 orë, jo si më parë për 10 ditë. Deri tani ky shërbim u është bënë në dispozicion noterëve dhe nis javës tjetër për të gjithë qytetarët.

ASHK ka përdorur sistemin elektronik për të gjitha shërbimet kadastrale për rreth një muaj, duke zhdukur sipas saj dhënien e ryshfeteve nga ana e qytetarëve për të kryer shërbimet më shpejt se të tjerët dhe pa radhë dhe tani është krijuar shërbimi më i ri për të përshpejtuar marrjen e dokumenteve.

“Kompjuteri nuk njeh mik”, thotë Artan Lame dhe ky sistem elektronik u krijua me qëllimin për të zhdukur fenomenin e nepotizmit që, sipas tij ekziston në Shqipëri.

Me anë të shërbimit të ri elektronik secili qytetar që kërkon shërbimin kadastral në mënyrë të përshpejtuar do të ketë mundësinë ta bëjë këtë gjë, por me një kosto shtesë.  Përsa i përket çmimeve të shërbimit të përshpejtuar nuk ka detaje, por theksohet se si çdo shërbim tjetër do të ketë një pagesë më të lartë.

Në njoftim është shkruar edhe përsa i përket detajeve se kur do të përdoret shërbimi i përshpejtuar për të gjithë qytetarët dhe sipas lajmërimit të ASHK thuhet se në fillimin e vitin 2023 çdo shërbim kadastral do jetë me sistemin e ri elektronik dhe gjithashtu me shërbimin me kohë të përshpejtuar. Gjatë kësaj jave, shërbimet e përshpejtuara  janë përdorur pranë noterive dhe ka shërbyer edhe si periudhë prove.

Advertisement