Connect with us

Rajon

Kaja Kallas në Beograd, takohet me Vuçiç/ Presidenti: Asociacioni, parakusht për dialog me Kosovën

Vuçiç me Kalasin: Mbrojtja e serbëve në Kosovë një përparësi, JSO një parakusht për përparimin në dialog

Presidenti serb Aleksander Vuçiç priti dje ne mbremje Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, e cila po viziton Serbinë.

“Patem nje bisedë te hapur me rreth temave kryesore gjeopolitike, situatës së sigurisë në rajon, rrugës evropiane të Serbisë dhe dialogut midis Beogradit dhe Prishtines”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Ai theksoi se Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv, nën kujdesin e BE-së, si një mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, dhe se mbrojtja e popullit serb në Kosovë është një përparësi absolute.

“I kujtova Kallasit se formimi i Unionit të Komunave Serbe nuk është vetëm një detyrim i dakordësuar, por edhe një parakusht për përparim të mëtejshëm në dialog dhe çdo normalizim të marrëdhënieve”, shkroi Presidenti serb.

Advertisement