Connect with us

Sport

“Kam besim, Arsenali mund të fitojë Champions League”

Arsenali mundi 1-7 PSV në Champions, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit. Ish-sulmuesi i Gunners,  Thierry  Henry mendon se londinezët kanë shanse të fitojnë Champions.

“Po, ata mund ta fitojnë Champions League. Unë besoj në këtë, prandaj e thashë.”

“Po them thjesht, tani tregoni se mund ta bëni këtë kundër një skuadre të fortë, me lojtarë që po rikthehen.

“Pa asnjë mungesë respekti për Eindhovenin, mendova se do të ishte e vështirë, sidomos në transfertë, por ata e bënë të duket e lehtë. Mendoj se bënë një ndeshje të jashtëzakonshme.”

Advertisement