Connect with us

Kronike

Kamerat e sigurisë të bllokuara? Gazetarja Hoxha: Zbriti nga makina me kapuç në kokë dhe qëlloi biznesmenin…

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga atentati ndaj biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Hoxha deklaroi se Hyka rezultonte i përfshirë më herët në aktivitet të shpërndarjes së drogës dhe konsiderohej person me precedent penal.

Gazetarja theksoi që dyshohet se disa transaksione të kryera prej tij kanë qenë në fokus të verifikimeve nga grupet hetimore.

Hoxha shtoi se hetuesit po analizojnë gjithashtu aktivitetin e tij të biznesit, përfshirë menaxhimin e një rrjeti taksish në qytet. Po ashtu, është zbardhur itinerari i lëvizjeve të viktimës në orët e fundit para atentatit, ndërsa familjarët kanë deklaruar se ai kishte qenë jashtë Elbasanit së bashku me ta. Ka indicie se Hyka kishte udhëtuar drejt Spanjës, megjithatë data e saktë e largimit ende nuk është konfirmuar.

Pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia tregojnë autorin e dyshuar teksa zbret nga një automjet me kapuç në kokë, qëllon menjëherë në drejtimin e viktimës dhe më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Grupi i hetimit vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të ekzekutimit.

“Fillimisht karburantin e kishte shitur dhe më pas e kishte riblerë nga i njëjti person, zotëron një rrjet taksish në këtë qytet, një aktivitet që po verifikohet në kuadër të disa pistave të ngritura nga grupet e hetimit. Ajo që është e faktuar është se ky shtetas ka qenë i arrestuar për çështje të shpërndarjes së drogës, ndaj është kategorizuar si person me precedent penal. Policia nisi një hetim pasuror, që nuk pati një finalizim konkret. Ka pasur dyshime se transaksionet.

Nga kamerat e sigurisë ajo që shikohet është një shtetas zbret, ka një kapuç në kokë, zbret dhe qëllon menjëherë dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes, sipas grupit të hetimit. Kamerat e sigurisë janë bllokuar nga grupet e hetimit. Lëvizjet e tij të fundit kanë qenë drejt Spanjës, por nuk jepet data fikse. Janë verifikuar dhe orët e fundit të viktimës, ku janë pyetur edhe familjarët e  tij, ai kishte qenë jashtë Elbasanit bashke me anëtarët e familjes”, deklaroi gazetarja.

Advertisement