Connect with us

Politike

Kancelari gjerman: Në 16 tetor, Samiti i Procesit të Berlinit në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, ku po zhvillon një konferencë për mediat me kancelarin gjerman. Kancelari gjerman bëri me dije se në 16 tetor do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Shqipëri Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj. Kryeministri Edi Rama do të vizitojë gjithashtu Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:56

Mjekët emigrojnë në Gjermani, Rama: Të gjejmë rrugë të përbashkët, s’duhet të financojmë shëndetësinë gjermane! Scholz: Forcën punëtore s’do e mbulojmë veç nga BE

1678189904_Screenshot1.jpgEmigrimi i mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë ka qenë një nga cështjet që është diskutuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit gjerman Olaf Shcolz.

Rama: Ne s’mund ti kërkojmë as Gjermanisë apo BE, as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo tregjet e Gjermanisë. Nga ana tjetër kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financues i drejtpërdrejte i sistemit shëndetësor gjerman. Studentët e mjekësisë paguajnë 1/16 e kostos dhe tjetrën e paguan qeveria. Kjo është në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe të pakualifikuar pune. Duhet të gjejmë një rrugë europiane pasi vende si Shqipëria humbasin.

Scholz: Kjo është sfidë e madhe. Lëvizja e lirë i ka dhënë shumë qytetarëve dhe ndjesinë se s’mund të shkosh vetëjm si turist por mund t’i hipësh trenit apo avionit dhe të punosh ku ke dëshirë. Më parë ishte sfidë e madhe, sot s’është më situatë e tillë por me këtë liri sot ka edhe sfida, ndaj vendi ynë është përgjegjës që nevojën e madhe për forcë punëtore të mos e mbulojë vetëm nga BE.

Ora 12:53

Takimi me Scholz, Rama: I lumtur që samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë! Bashkëpunimi rajonal e vetmja rrugë që kemi

1678189499_Screenshot9.jpgKryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat se bashku me kancelarin gjerman tha se është i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi për të zhvilluar samitin e procesit të Berlinit.

‘Gjermani do të mbështesë vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe për vet Europën. Në jemi mirënjohës, jo vetëm unë por të gjithë liderët e rajonit që këtë vit samiti i procesit të Berlinit spostohet në Rajon për herë të parë. Jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vend i zhvillimit të këtij samiti. Do të jetë një samit që do të vazhdojë thellimin  procesit të trajtohej sigurisht bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për tu arritur më tutje si dhe do të fuqizoje bashkëpunimin në rajon edhe më shumë. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat se Gjermania është një bashkudhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejt. Kemi diskutuar edhe për aspekte të jetës ekonomike për disa element të rëndësishëm të konvergjencës e standardeve të jetesës dhe domosdoshmërisë që BE të hedhë një lajm në funksion të fuqizimit të mekanizmave që do ta bëjnë këtë konvergjencë të realizueshme. Kemi folur edhe për procesin e Integrimit dhe kemi diskutuar sesi Gjermania mund të na ndihmojë edhe në angazhimin e burimeve njerëzore për gjithë atë makineri e duhet ngritur në funksion të përgatitjes së ligjeve. Kemi diskutuar edhe për Rajonin. Ne mbështesim planin e paqes dhe normalizimit me Kosovës dhe Serbisë. Është një plan shumë përmbajtjesor dhe realist i cili sjellë normalizimin e nevojshëm dhe të shumë pritur që duhet ta trajtojnë të dyja palët. Në Tiranë do të kemi mundësi edhe të deklarojmë marrëveshje përfundimtare për çeljen e kolegjit Evropian të Burzhit.’- tha Rama.

Ora 12:46

Kancelari Scholz: Integrimi i shpejtë ka rëndësi strategjike! Thelbi i negociatave mbeten sundimi i ligjit, media e lirë dhe forcimi i sigurisë

1678189467_Screenshot6.jpgKancelari gjerman Olaf Scholz ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE duke thënë se ka bërë përparime, ndërsa mbetet e rëndësishme sundimi i ligjit, media e lirë e pavarur, forcimi i sigurisë dhe marrëdhëniet e mira bilaterale.

“Integrimi i shpejtë ka rëndësi strategjike. Dëshirojmë ti mirëpresim sa më parë si anëtarë ndaj përparimet e Shqipërisë janë sinjal shumë i mirë. Thelbi i negociatave mbetet sundimi i i ligjit ndaj anëtarë të rrjeteve kriminale janë paditur e dënuar. Kemi nevojë për një mjedis ekonomik me siguri juridike dhe transparent. Për luftën në Ukrainë, ne duhet të angazhohemi ndaj dua ta falenderoj Shqipërinë që merr përsipër si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, i mbështet vendimet e politikës së BE. Qeveria të mbetet partner i besueshëm drejt BE”, tha Scholz.

Advertisement