Connect with us

Aktualitet

Kandiç e Biserko ç’montojnë mashtrimet e Vuçiçit/ Marrëzitë e Millosheviçit pa dhëmbë

Natasha Kandiç, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare (HLC), nëpërmjet një postimi në platformën “X”, ka thënë se mbyllja e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nuk është “terror” i kryeministrit Albin Kurti, por rezultat i marrëveshjes për shuarjen e institucioneve paralele në kuadër të dialogut.

“Serbia dhe Kosova janë të obliguara ligjërisht të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara nga viti 2013. Mbyllja e institucioneve të financuara nga Serbia jashtë sistemit juridik të Kosovës nuk është ‘terror i Kurtit’ –  ka shkruar Kandiç, duke shtuar se “pa institucionet e Kosovës, s’ka mbrojtje për serbët”.

Qeveria e Kosovës ka thënë se mbyllja e institucioneve paralele është në funksion të vendosjes së rendit dhe ligjit në veriun e banuar me shumicë serbe. Megjithatë, ajo është kritikuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara (SHBA), të cilët edhe i kanë cilësuar “të njëanshme e të pakoordinuara” veprimet që mund të tensionojnë situatën e sigurisë në veri.

Ndryshe, përkundër se situata e përgjithshme në veriun e trazuar të banuar me serbë etnikë është më e qetë pas ngjarjeve të vitit të kaluar, akoma perceptohet tensioni – tension për shkak të numrit të madh të çështjeve të pazgjidhura në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi…….

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, duke folur lidhur me deklarimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçicit për veriun e Kosovës, rajon te cilin ai e ka quajtur si “territor i okupuar”, si edhe me kushtet e reja te vendosura prej tij per te siguruar sic tha ai mbijetesen e serbeve ne veri, ka paralajmëruar “masa serioze” në përgjigje të asaj që ai e cilëson si “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe.

Veprimet që ai vet i bëri dy vjet më parë, si tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndalimin që të jenë pjesë e zgjedhjeve, në fakt përjashtimin total të serbëve nga shoqëria e Kosovës, meqë të qenurit pjesë e institucioneve nënkuptonte integrimin e tyre, Vuçic tani po tenton ta kthej në të vjetrën.

Biserko tha se në krejt këto ka gisht edhe bashkësia ndërkombtare dhe se në prapaskena nuk po dihet se çfarë po ndodh.

Kujtojme se Presidenti Vuçiç, në fjalimin para opinionit serb, duke

iu pergjigjur pyetjes se a do të merret vendim për okupimin e territorit të veriut te Kosoves, tha se ky vendim nuk është marrë sepse do të sillte një sërë pasojash të papranueshme, siç është njohja e Kosovës shtet i pavarur….

Për shumë analistë politikë në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq nuk kishte asnje mundesi te shpallte pushtimin e një pjese të territorit të Kosovës,  sepse sipas tyre, kjo do të ofendonte “miqtë e tij perëndimorë” te cilet do ti kujtonin atij, avionet dhe bombardimet e NATO-s

Ndersa Vucic u pyet se perse ai nuk shpallti pushtimin, dhe teksa e justifikoi me faktin se kjo do te kishte një sërë pasojash të papranueshme, ndër të cilat do ishte edhe njohja e Kosovës si një shtet i pavarur, për analistin politik Dragomir Angjelkoviç, teza e konceptuar në këtë mënyrë është vetëm manipulim i vrazhdë dhe “propagandë e zezë” e Vuçiçit.

“Vuçiç është kuislingu i Uashingtonit dhe bën gjithçka që ata kërkojnë prej tij, që nga fakti se ai tashmë ka hequr dorë nga Kosova e deri te të gjitha koncesionet e tjera. Si kuisling i Uashingtonit, ai nuk duhet të mbajë mëri ndaj Amerikes” deklaroi Dragomir Angjelkoviç………………………..

Zhdukja, për Aleksandër Jovanoviç Ćuta, është e vetmja fjalë që mund të përdoret për të përshkruar gjithë veprimtarinë politike të Aleksandër Vuçicit.

“Vizionari imagjinar që “na shpie në një të ardhme të ndritur” na tha se “shpallja e pushtimit të veriut te Kosoves, do të nënkuptonte praktikisht njohjen e shtetit te Kosovës. Vucic eshte nje “vizionar i fantazuar”, I cili bashke me listen serbe, diten betohen mbi kushtetute per Kosoven dhe naten planifikojne njohjen” – deklaroi Ćuta.

Për të, Aleksander Vuçic është një “vizionar i zhytur në mendime” kurse në kohën e lirë “petullabërës”.

“Pas 12 vitesh mbushur me gënjeshtra, ai arriti në fund të rrugës. Përpara I doli muri i madh i gënjeshtrave të tij, dhe, nuk ka ku të shkojë. Është e trishtueshme, për të ardhur keq dhe e mjerë se si Vucic i trajton njerëzit që la në baltë.

Njerëzit në Kosovë janë viktima të politikës së tij, i cili bashkë me Kurtin dhe bashkësinë ndërkombëtare e bënë Kosovën fjalë për fjalë kamp përqendrimi” – theksoi analisti politik serb.

Perballe ketij makthi 12 vjeçar, edhe peshqit, edhe zogjtë, ajri dhe pyjet, toka dhe uji, njerëzit ikin me vrap, pasi me te gjithcka shkon per dreq………………

Advertisement