Aktualitet
Karburantet/ Bordi ndryshon çmimet
Nga sot, 30 nëntor, një litër naftë do të shitet me 206 lekë për litër, nga 21, duke u ulur kështu çmimi me 5 lekë.
Ndërkohë një litër benzinë nga nesër do të shitet me 191 lekë nga 194 që ishte, ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon, do të vazhdojë të shitet gazi do të shitet me 71 lekë për litër.
Çmimet e Bordit të Transparencës
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.