Lifestyle
Katër produkte që ju mbajnë larg nga gripi
Shumë persona vuajnë nga gripi në këtë stinë. Në këtë kohë duhet të ruheni shumë, por ndonjëherë është e pashmangshme.Një dietë e shëndetshme dhe mënyra e jetesës luajnë një rol të madh në ruajtjen e imunitetit.Lëndët ushqyese si hekuri, zinku, seleni dhe flavonoidet e bimëve janë thelbësore për një sistem të fortë imunitar.Katër produkte mund të ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes suaj: çaji, erëzat, boronica dhe kosi. Përveç ushqimit të rregullt, sigurohuni që të flini mjaftueshëm.Sistemi imunitar dhe trupi shërohen duke pushuar dhe fjetur.