Connect with us

Bota

Katër viktima dhe dhjetëra të plagosur/ Sulmi në SHBA u paralajmërua me një telefonatë: Do të ketë të shtëna në 5 shkolla!

• Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në një gjmnaz në shtetin e Georgias në SHBA. • Si pasojë e të shtënave 4 persona kanë humbur jetën, ndërsa referuar informacioneve paraprake, mes 30 të plagosurve, 9 prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. • Autori i dyshuar i sulmit besohet të jetë një djalë 14-vjeçar, i cili është gjallë dhe ndodhet në paraburgim. Ende nuk dihet nëse adoleshenti ka ndjekur atë shkollë. • Shkolla e mesme “Apalachee” kishte marrë një telefonatë kërcënuese para se të ndodhte sulmi, thanë zyrtarë të shumtë të zbatimit të ligjit. • Telefonata e së mërkurës në mëngjes paralajmëroi se do të kishte të shtëna në pesë shkolla dhe se “Apalachee” do të ishte i pari. • Nuk ka asnjë informacion se kush e ka bërë thirrjen, ndërsa zyrtarët hetimorë po hetojnë se nga e ka origjinën. • Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë e SHBA-ve, Jill Biden gjatë një deklaratë pas të shtënave tha se po mbajnë zi për vdekjen e atyre që vdiqën dhe se nuk mund të pranojnë që të shtënat vdekjeprurëse të bëhen si normale • Zëvendëspresidentja e SHBA-së, dhe kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale, Kamala Harris tha se duhet t’i japim fund kësaj epidemie të dhunës me armë në këtë vend një herë e përgjithmonë. • Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar të paktën 385 të shtëna masive deri më tani këtë vit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë , i cili i përkufizon të shtënat masive si ato në të cilat qëllohen katër ose më shumë viktima. • Kjo është një mesatare prej më shumë se 1.5 të shtëna masive çdo ditë.

Advertisement