Politike
Këlliçi kërcënon për protestën e së martës: Jo vetëm molotovë
Këlliçi komentoi edhe atë që ndodhi në protestën e shkuar, ku u godit me molotovë selia rozë dhe iu vu zjarri banderolës së vendosur në hyrje të saj.
Ai u shpreh se nuk u godit selia e PS, sepse nuk ka më një Parti Socialiste, tashmë sipas tij ka vetëm një narko-shtet.
“7 tetori shumë më i ashpër. Duhet të kishte më shumë ashpërsi në lidhje me atë që meritojnë këta. Nuk u godit selia e PS sepse nuk ka më një Parti Socialiste, është një narkoshtet. Më 29 duhet dhe do të ketë një përshkallëzim të aksionit të opozitës”, tha ai.
Demokrati foli edhe mbi zgjedhjet e vitit 2025, ku u shpreh se PD nuk po kërkon fitore në tavolinë, por vetëm një garë të ndershme me zgjedhja të lira.
“PD nuk kërkon marrjen e pushtetit në tavolinë, por zgjedhje të lira e të ndershme. E bindur nga mbështetja e qytetarëve dhe potenciali në diasporë. Atje nuk gjen mbështetës të një mandati të 4 të kësaj qeverie, sepse është alogjike. Duan një ndryshim dhe kthimin e normalitetit në vend.
Ne nuk jemi më një demokraci normale.
PD e vendosur të mos shkojë më në votime ku parashkruhet rezultati, por në zgjedhje.
Betejë dhëmb për dhëmb që Shqipëria t’i kthehet normalitetit dhe t’i largohet narkoshtetit”, tha ai.