Politike
Këlliçi: Tuneli i Llogarasë i pakolauduar, SPAK t’i vendosë shiritin
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësimin për sigurinë e tunelit të Llogarasë, për të cilin ministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK.
Deputeti demokrat shtoi se nga përgjigjet e marra rezulton se nuk ekziston ende një akt zyrtar kolaudimi për tunelin, çka sipas tij duhet të kishte qenë një pikënisje hetimi për SPAK.
“Nuk ka një akt kolaudimi për tunelin e Llogarasë dhe kjo duhet të ishte sinjal që aty të vendosej shiriti. Larg o Zot të ndodhë ndonjë tragjedi,” theksoi ai.
Këlliçi e konsideroi këtë fakt si një tjetër dëshmi të mungesës së transparencës dhe përgjegjshmërisë nga ana e institucioneve që menaxhojnë projektet publike, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të autoriteteve kompetente për të garantuar sigurinë e qytetarëve.