Connect with us

Politike

‘Kemi bërë gabime…’, Rama: Demokratët nuk ndyen dorën në fletën e votimit

“Sigurisht zgjedhësit janë më shumë se anëtarët tanë të opozitës, dhe dua ti falenderoj të gjithë ata që në 14 maj na dhanë besimin e madh. Është shprehje e një pritshmërie të lartë dhe e një rreziku të madh. Ne nuk e kuptojmë sic duhet këtë rezultat. Por ka edhe një element tjetër që është mos ardhja në votimin e shumë demokratëve, e shumë që janë pozicionuar shumë nga ne, që  kanë të pamundur të kapërcejnë ylberin. Nuk deshën ta ndyjnë dorën, duke vendosur kryqin e votës aty ku s’kishte asnjë të ardhme, aty ku hijet e shkuarës paraqiten si një koalicion që nuk ofron asgjë, është një turp në fletët e votimit, është një turp që na rëndon të gjithëve. Por duhet ta kuptojmë shumë mirë se ky rezultat është shpërblimi i një pune të madhe të shumë njerëzve. Është shëmbëlltyra e besimit që njerëzit se ne mund ti plotësojmë kërkesat dhe nevojat e paplotësuara. Se pavarësisht se kemi bërë gabime që nuk i mohojmë dot, s’i kemi bërë kolektivisht, por kemi përgjegjësi, njerëzit na kanë dhënë besimin, duke mos reshtur për të bërë gjërat që duhen bërë, apo gjërat që kanë pritur kohën për tu bërë. Ne të mos bëjmë gabimin e madh të të kuptuarit të rezultatit, si shpehje kënaqësie për punën tonë, është besim PO, por një besim jo me kohë të pakufizuar. Se unë mendoj që për të marrë nje shembull: se ata që na kanë votuar, nuk mund të presin edhe 10 vjetë të tjera, për të mos pasur andralla me kadastra, me titujt e pronësisë, me regjistrimin e tokës së tyre. Fatkeqësisht akoma, përsëri kemi dasastrën që është portreti i turpit tonë”, tha kryeministri Rama.

Advertisement