Pinknews
Kënga Magjike, Marsela Çibukaj fituese
Marsela Çibukaj triumfoi në festivalin “Kënga Magjike 2022” me këngën “I paftuar”. Këngëtarja u përlot teksa u ngjit në skenë për të marrë trofeun nga Alban Ramosaj, fitues i edicionit të kaluar. Këngëtarja u shpreh e emocionuar për fitoren ndërsa shprehur falenderimet për ata që e kanë votuar.
“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. I falenderoj të gjihë artistët nga zemra që kanë dashur këngën time dhe më kanë votuar. Falenderoj jurinë e mrekullueshme për të cilën kanë shumë respekt. Falenderoj skenën e Këngës Magjike që na bën të përjetojmë emocione kaw të forta.”, tha ajo.
Marsela u vlerësua gjithashtu me çmimin “Big Artist”. Martin Pano u vlerësua si “Artisti i ri më i mirë”. Michela Paluca, një nga yjet e rinj të festivalit, u rendit në vendin e dytë, e ndjekur nga Anxhela Peristeri, Mamagama dhe Sardi Strugaj, të cilët mbyllën Top 5. Shihni renditjen e plotë të artistëve finalistë:
1. Marsela Çibukaj
2. Michela Paluca
3. Anxhela Peristeri
4. Mamagama
5. Sardi Strugaj
6. Xhesika Polo
7. Martin Pano
8. Inis Neziri
9. Le Deva
10. Marco Carta
11. Vesa Smolica
12. Irma Libohova
13. Mariza Ikonomi
14. Sheila Haxhiraj
15. Ardit Çuni
16. Lorenc Hasrama
17. Alvan
18. Angeles Arboleda
19. Jayoo
20. Jason Walker
21. Andrea
22. We are Domi
23. Omar Naber