Connect with us

Kosova

Kënga për Kosovën në fushatën e Vuçiç: Na presin presione dhe probleme

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në tubimin me mbështetës së SNS se “Na presin probleme dhe presione shumë të mëdha, sepse po ruajmë Kosovën në përbërjen e Serbisë, prandaj na duhet shteti i fortë dhe politikë unike”

“Të gjitha këto presione, probleme edhe kërcënime vijnë se ne nuk po heqim dorë nga ajo që është e jona dhe i takon Serbisë” – deklaroi Vucic duke shtuar – “Këto i them nga njohurit dhe paralajmërimet që kemi rreth asaj se çka na pret në ditët, javët edhe muajt e ardhshëm, për faktin se po ruajmë Kosovën në përbërje të Serbisë, për shkak se nuk duam të heqim dorë nga ajo që është e jona, ajo që i takon vendit tonë dhe që do të i takojë Serbisë sonë”

Vuçiç shtoi se kjo është vetëm një pjesë nga ajo që na pret në të ardhmen, pasi do ketë presione edhe rreth mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë por edhe presione tjera.

Por, Vuçiç nuk ka përmend fare futjen e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit ndër kushtet që duhet plotësoj Serbia në kapitullin 35, ku thuhet se duhet patjetër të bëhet normalizimi i raporteve me Kosovën.

 

Advertisement