Aktualitet
Keni plane për fundjavën, shikoni çfarë rezervon moti për ju
Ditët e ftohta dhe me shi duket se dalë nga dalë po ua lënë vendit ditëve të ngrohta. Këtë fundjavë pritet që temperaturat të shkojnë deri në 27 gradë dhe reshjet e shiut do të jenë në nivel shumë të pakët kryesisht në zonat malore.
Meterologia Lajda Porja ndër të tjera ka theksuar se e diela do të jetë dhe dita me më shumë diell dhe me temperatura më të larta nga ato të ditëve të fundit që kanë mbizotëruar në vendin tonë.
“Fundjava ka sjellë një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në vendin tonë megjithatë do të rrezikohen dhe nga reshjet e izoluara kryesisht në zonat malore, por nuk përjashtohet mundësia dhe në disa zona në qendër të vendit.
Edhe e shtuna dhe e diela do të kenë më shumë diell. Të dielën do të jetë dhe dita që nuk do të ketë prani të reshjeve. Temperaturat minimale gjatë fundjavës luhaten nga 5 në zonat malore ndërsa maksimalja arrin në 25 gradë. Ndërkohë të shtunën e të dielën do të kemi temperature maksimale deri në 27 gradë”, ka thënë Porja.
Gjithashtu dhe vendet e rajonit karakterizohen nga kushte të qëndrueshme moti, me temperature deri në 28 gradë në Kosovë dhe 23 gradë në Maqedoninë e Veriut.