Connect with us

Lifestyle

Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

Pasi ta lexoni këtë, do të mendoni dy herë përpara se ta hani këtë ushqim herën tjetër. Hulumtimet kanë treguar se shumica e njerëzve pëlqejnë ta nisin ditën me një sandviç dhe është pothuajse gjithmonë një pjesë integrale e këtij vakti në mëngjes edhe proshuta. Shumica nuk janë as të vetëdijshëm se sa e keqe është për shëndetin e tyre. Ekspertët na këshillojnë të bëjmë kujdes me këtë ushqim. Fillimisht duhet theksuar se proshuta përmban edhe disa lëndë ushqyese të mira, por shkakton edhe një “efekt anësor” – mbajtjen e ujit në organizëm. Për të pasur një shije të mirë, këtij ushqimi i shtohet sasi më e madhe e kripës dhe, sipas të dhënave të paraqitura nga Ministria Amerikane e Bujqësisë, 85 gramë proshutë të tymosur përmbajnë deri në 830 miligramë natrium. Pikërisht për këtë, konsumimi i shpeshtë i proshutës çon në mbajtjen e ujit në trup, ënjtje të kyçeve, këmbëve dhe duarve. Pasojat negative nuk mbarojnë me kaq. Marrja e lartë e kripës mund të përkeqësojë mbajtjen e ujit tek ata me presion të lartë të gjakut, duke rritur kështu presionin në enët e gjakut dhe duke rritur rrezikun e sulmit në zemër ose goditje në tru. Gjithashtu, mund të përshpejtojë humbjen e kalciumit nga kockat, gjë që pas një periudhe të gjatë mund të çojë në probleme serioze me kockat. Përveç kësaj, një sasi e madhe e kripës ka një efekt të drejtpërdrejtë negativ në veshkat dhe mëlçinë. Këshilla e nutricionistëve është të hani proshutë, por me mas

Advertisement