Connect with us

Aktualitet

Kërcënimi i Vuçiç ndaj Kosovës/ Shpërthen analisti: Më habit heshtja e Ramës

Teksa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të premten e kaluar kërcënoi hapur Kosovën, analisti Genc Burimi thotë se diskurisi i përdorur nga kreu i shtetit serb është i ngjashëm me atë të Rusisë.

Burimi tha se Vuçiç e ka vënë në krye të agjendës së tij politike, Kosovën. Sipas Burimit, është e pakuptimtë dhe e habitshme, heshtja e Tiranës zyrtare pas kërcënimeve serbe për Kosovën, teksa tha se Rama duhet të kishte thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i kërkuar llogari.

Diskursi i Serbisë është si në Rusi. Kosova të pranojë krijimin e asosciacionit, ky është plani i parë i Vuçiç që të sanksionohet dhe të bëhet shkëputja e veriut të Kosovës. Vuçiç e ka në krye të agjendës Kosovën.

Të mos thërrasë Shqipëria ambasadorin e Sërbisë, është e çuditshme. Shqipëria duhet të interesohet për shqiptarët e Kosovës. Kjo heshtje e Ramës, si mund të flasë Rama për integrimin kur nuk flet për Kosovën.

Në Bruksel duhet të shkonte Rama dhe t’u thoshte evropianëve, e kuptuat ju atë që kuptova unë? Rama të marrë iniciativë për njohjen e Kosovës, më habit heshtja e Ramës”, tha Burimi.

Advertisement