Kronike
Kërcënoi gazetaren përmes rrjeteve sociale, shpallet në kërkim 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet se kërcënonte përmes rrjeteve sociale, një gazetare identiteti i të cilës nuk bëhet me dije. 34-vjeçari me iniciale N.K, është shpallur në kërkim, ndërsa rasti i është referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë
“Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, ka postuar video live duke kërcënuar dhe fyer një gazetare”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

