Connect with us

Kosova

Kërkesa e Osmanit për garanci nga aleatët, presion ndaj albin Kurtit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me intervistën e fundit të presidentes, Vjosa Osmani, në Zërin e Amerikës, prej ku kërkoi garanci nga aleatët për çështjen e themelimit të Asociacionit dhe shprehi gatishmëri për ta çuar Draftin në Kushtetuese pasi të merr aprovimin në Qeveri.

Haziri ka thënë se kërkesa e garancive shtesë dhe gatishmëria për ta çuar në Kushtetues është nja hap i madh dhe më i qartë nga presidentja Osmani si presion në kryeministrin Albin Kurti që duhet të veprojë shpejt persa i përket Asociacionit.

Ai tha se kjo është një ndarje re e detyrave në mes të krerëve të shtetit dhe shtoi se kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar një Asociacion dhe se tani po pranon një autonomi politike për veriun.

Haziri gjithashtu ka përmendur edhe qëndrimet e ndryshueshme të Qeverisë së Kosovës në raport me Marrëveshjen e arritur në Ohër dhe Bruksel dhe lidhur me Draft statutin e BE-së.Sipas tij, ne keto tre vite,

Qeveria e Kosovës ka lëvizur nga pozicioni “As po, as jo”.

“Kemi marrëveshje e nuk kemi marrëveshje sepse nuk është nënshkruar. Sot kemi Draft statut, por neser Kurti thote se nuk ka draft statut. Është dokument zyrtar i punuar nga ekspertë evropian sot, por neser eshte dokument non-paper dhe pa autor” – kujtoi Haziri.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington, në një intervistë për Zërin e Amerikës pati deklaruar se Asociacioni mund të krijohet nëse aleatët ofrojnë garanci të qarta.

 

Advertisement