Connect with us

Rajon

Kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 38-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga forcat e policisë greke. Arrestimi i tij u bë pas kontrolli të rastësishëm të punonjësve të policisë në zonën e Selinarit të Neapolis Lasithit, pasi rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

38 vjeçari u pikas teksa drejtonte veturën e tij dhe u arrestua, pasi u konstatua se nuk kishte patentë. Në hetimin paraprak të mëvonshëm në stacionin e policisë lokale, u zbulua, duke iu referuar dëshmive të tij, se ai kishte një urdhër të pazgjidhur të lëshuar nga autoritetet në vendin e tij, shkruan media greke.

Madje, sipas urdhër-arrestit, tetorin e kaluar ai u dënua me 20 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë. Kështu, 38-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kretës, e cila po nis procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, e cila ishte në kërkim të tij.

Advertisement