Lifestyle
Këshilla për të eliminuar ankthin
Ka dhjetra përkufizime për të përshkruar ankthin. Ankthi është një gjendje irrituese dhe e dhimbshme. Për këtë arsye nuk është e çuditshme që shumë njerëz janë në kërkim për trajtimet efektive për të luftuar ankthin. Intensiteti, kohëzgjatja apo shpeshtësia e ndodhjes së ankthit është në proporcion me marrëdhënien me ngjarjet frikshme. Këto njerëz praktikisht e kanë të pamundur të harrojnë shqetësimet dhe u kushtojnë të gjithë vëmendjen e tyre.
12 KËSHILLA PËR TË SHMANGUR ANKTHIN NGA JETA JUAJ:
Planifikoni kohën tuaj
Në përgjithësi, njerëzit janë shumë të shqetësuar, të paorganizuar, gjithmonë kanë gjëra për të bërë dhe kjo shkakton ankthin e tyre.
Përqendrimi është pika e dobët e njerëzve të shqetësuar
Ju nuk mund të qëndroni të përqendruar gjatë në një detyrë, sepse ankthi ju bën të mendoni se çfarë duhet të bëni në të ardhmen.
Mos i lini gjërat e papërfunduara
Nëse gjithmonë ju mbetet diçka për të bërë, do të jetë një faktor ankthi.
Një orë në ditë rezervoni për të bërë atë që ju pëlqen
Qetësia është një tjetër faktor i rëndësishëm për të eliminuar ankthin.
Fokusohuni në të tashmen
Ankthi ju largon nga realiteti, duke menduar për të kaluarën apo të ardhmen edhe ju pengon të shijoni të tashmen.
Merrni frymë thellë
Një nga mënyrat më efektive për të eliminuar ankthin: merrni të paktën 10 minuta në mëngjes dhe 10 minuta në mbrëmje për të marrë frymë thellë dhe relaksohuni.
Bëni aktivitet fizik
Ankthi gjeneron tension në trup dhe ushtrimet janë mënyra më e mirë për ta eliminuar atë pozitivisht. Me pak ushtrime ju mund të merrni shumë.
Flini mjaftueshëm
Gjumi na lejon të shërohemi nga shenjat e lodhjes, dhe madje na ndihmon për të gjetur zgjidhje të reja për problemet.
Kufizoni monologun mendor
Një masë efektive për të kontrolluar ankthin është devijimi i monologut mendor.
Pranoni se jeni të shqetësuar
Hapi i parë për t’u shëruar nga ndonjë problem emocional apo psikologjik është që të pranoni se vuani.
Ekuilibroni dietën ushqimore
A e dini se ka disa ushqime që shkaktojnë ankth, dhe të tjera që të zbusin shenjat? Sigurohuni që të konsumoni çdo ditë sasi të mjaftueshme të vitaminave B dhe acide yndyrore të tilla si omega 3, si dhe duhet të reduktoni konsumimin e pijeve energjetike dhe kafen.
Provoni ilaçet bimore
Në vend të përdorimit të ilaçeve, ju mund të provoni disa kura bimore.