Connect with us

Politike

Këshilltari i fushatës së PD, Chris LaCivita: Jam individ privat, nuk përfaqësoj qeverinë e SHBA

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, këshilltari i fushatës së Sali Berishës, Chris LaCivita, ka shmangur komentet mbi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të Berishës, duke thënë se nuk flet në emër të qeverisë amerikane.

I pyetur se nëse ai e konsideron këtë vendim si të korruptuar dhe të marrë nga një administratë e korruptuar, atëherë përse administrata e re nuk ka marrë masa për ta ndryshuar, LaCivita u shpreh se nuk flet në emër të qeverisë së SHBA dhe se nuk mund të flasë në emër të Departmanetit të shtetit.

LaCivita: Nuk flas në emrin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, nuk mund të flas në emër të Departamentit të Shtetit, jam këtu për tu siguruar që konservatorët dhe Partia Demokratike do të kenë mundësinë të sfidojnë 12 vitet e dështimit të Edi Ramës dhe këto gjëra do të zgjidhen me kalimin e kohës.

Deklarata vjen në një kohë kur pjesë e fushatës elektorale të opozitës është edhe përpjekja për të bindur demokratët shqiptarë se Berishës do t’i hiqet “non-grata,” ndërkohë që vetë LaCivita duket i përqendruar vetëm në betejën politike kundër qeverisë aktuale.

Advertisement