Connect with us

Lifestyle

Këto zakone të këqija ju rrisin ndjenjën e ankthit

Të gjithë ndonjëherë kanë një ndjenjë shqetësimi, ankthi, frike, që në fakt është një emocion normal, i përditshëm.

Megjithatë, çrregullimet e ankthit janë të ndryshme. Është një grup çrregullimesh që të bëjnë të paaftë të luftosh me vështirësitë dhe problemet e jetës.

Por janë disa faktorë që ndikojnë në çrregullimin e humorit dhe disa prej tyre janë:

  1. Anashkalimi i vakteve

Shmangia e vakteve ul nivelin e sheqerit në gjak, gjë që krijon një ndjenjë lodhjeje, marramendjeje, dridhje rsh, të gjitha këto mund të jenë një shkas për rritjen e ndjenjave të ankthit.

  1. Dehidrimi

Nëse ju nuk pini mjaftueshëm ujë në ditë, atëhere trupi juaj dehidrohet,  Kjo është në vetvete stresuese për trupin dhe është një shkas potencial për njerëzit në ankth. Duhet të pini ujë edhe kur nuk keni etje.

  1. Analiza e vazhdueshme dhe e thellë e situatave

Analizë e vazhdueshme dhe e thellë e situatave, pa ndërmarrë veprime konkrete për të marrë përgjigje. Pra bëni si më poshtë:

Pyesni veten çfarë mund të bëni për këtë problem?

Zgjidhni disa hipoteza që ju duken më realiste dhe përqendrohuni në to.

Jini të durueshëm, nuk mund t’i merrni të gjitha përgjigjet menjëherë dhe nuk keni kapacitet t’i pranoni të gjitha menjëherë.

  1. Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Shëtitjet e gjata konsiderohen kura më e mirë për ankthin. Nëse ulemi ose shtrihemi, dhe ankthi rritet, ai e çon trupin tonë në refleksin “lufto ose ik. Prandaj do të ishte e përshtatshme që në atë moment t’i jepnim organizmit tonë atë që është natyrshëm, që është veprimi kjo mund të jetë edhe një ecje.

  1. Kafeina

Kafeina mund të çojë në një rritje të presionit të gjakut, e cila shoqërohet me një rrahje të shpejtë të zemrës, dhe është gjithashtu një nga simptomat e ankthit dhe mund të jetë një shkas për një atak ankthi.

Advertisement