Connect with us

Bota

Khamenei në përgjim nga Izraeli/ Ku është fshehur dhe kush është djali që kërkon trashëgiminë

Portreti i njeriut më të fuqishëm në Iran, tani i rrezikuar nga Operacioni Luani në Ngritje

Khamei në sytë e Izraelit.. ku është ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989 dhe djali i tij Mojtaba që po kandidon për trashëgimtar.

Ata thonë se ai është gjallë. Se po ndjek të gjitha zhvillimet e luftës nga një vendndodhje sekrete. Dhe se është ende ai që merr të gjitha vendimet. Është e vështirë të dihet se në cilin qytet është Ali Khamenei. Nga Teherani thonë se ajatollahu mund të jetë në Mashhad, ku ka lindur. Mbështetësit e tij janë të sigurt, megjithatë, se Udhëheqësi Suprem, si një udhëheqës i vërtetë, ndodhet në kryeqytet, pranë popullit të tij të bombarduar nga avionët izraelitë.

Mbrojtja e Khameneit i është besuar një aparati të menaxhuar kryesisht nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRCG), përmes njësisë së saj speciale, “Trupave të Mbrojtjes Vali Amr”. Për të mbrojtur klerikun 86-vjeçar, regjimi ka investuar gjithashtu në teknologji të përparuara: kamera termike, skanerë, kontrolle rigoroze. Çdo paraqitje publike ose udhëtim paraprihet nga një punë përgatitore e imët.

Nëse qëllimet e Netanyahut përfshijnë eliminimin e Udhëheqësit Suprem, bëhet e rëndësishme të përpiqemi të imagjinojmë se cilat janë skenarët pas Khamenei.

Vrasja e tij do të hapte disa skenarë dhe do kishte pasoja shpërthyese përtej fushës së betejës. Kushtetuta parashikon aktivizimin e një procesi për të zgjedhur një klerik tjetër në vendin e tij përmes Asamblesë së Ekspertëve. Emri I djalit te tij te preferuar Mojtaba, si paraardhës ka qarkulluar prej vitesh. I preferuari midis gjashtë fëmijëve të tij (gjithashtu i akuzuar nga kritikët për fshehje te pasurisë jashtë vendit) mund t’i japë dritën jeshile një monarkie të trashëgueshme. Megjithatë, ekziston mundësia që vakumi i pushtetit të jetë aq destabilizues sa t’i shtyjë të tjerët të dalin përpara. Irani rrezikon të bjerë në konflikt të brendshëm,gje që do të përhapte kaos në rajon, kryesisht në Irak, Liban, Siri dhe Jemen. Gjithashti një grusht shteti ushtarak ose luftë civile nuk mund të përjashtohet.

Reformistët mund të përpiqen të marrin pushtetin duke kërkuar mbështetje nga Perëndimi, ose një udhëheqës i diasporës, si Reza Pahlavi, mund të tikthehet ne vend…

 

Advertisement