Connect with us

Kronike

KHLOE KARDASHIAN ME TUMOR

Motra e Kim Kardashian, Khloe ka zbuluar se si nga një shenjë në fytyrë mësoi se kishte tumor. Ajo zgjodhi të rrëfehet pasi kishte dëgjuar shumë histori për ‘fashën’ që mbante në fytyrë

Kardashian tha se ajo vendosi të kontrollonte një “gungë të vogël” që e kishte për 7 muaj dhe nuk i ishte larguar. Fillimisht mendonte se ishte diçka e vogël, por jo.

Pas konsultimit me dy dermatologë dhe dy biopsi, Kardashian u këshillua të bënte operacion të menjëhershëm për të hequr tumorin nga fytyra e saj, duke theksuar se ajo që po shihnin mjekët ishte tepër e rrallë për dikë në moshën e saj.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, nëna e dy fëmijëve u shpreh se ishte mirënjohëse për kirurgun e saj.

“Tani vvazhdojmë me procesin e shërimit. Ju do të vazhdoni të shihni fashat e mia dhe kur të më lejohet, me siguri do të shihni një shenjë në faqen tim, por deri atëherë shpresoj të kënaqeni duke parë se sa fantastike janë këto”, tha Khloe.

Ajo u shpreh se donte të ndante historinë që të gjithë të kontrollohen për lëkurën e tyre.

Kardashian tha se ajo kishte hequr një melanomë nga shpina kur ishte 19 vjeç, por këshilloi edhe ata që nuk janë të predispozuar për kancer të lëkurës që të “kontrollohen gjatë gjithë kohës”.

https://www.youtube.com/watch?v=f31yxctUfho

 

Advertisement