Bota
Kievi heq dorë nga çekiçi dhe drapri, ndryshime në monumentin e kryeqytetit
Autoritetet e Kievit kanë hequr stemën e çekiçit dhe draprit nga monumenti i Atdheut në kryeqytet. Mediat vendase shkruajnë se deri më 24 gusht në ditën e pavarësisë së Ukrainës, çekiçi dhe drapëri do të zëvendësohen nga tridenti (Tryzub), simboli kombëtar i Ukrainës.
Ministria e Kulturës në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se punimet për ndërtimin e treshesë metalike kanë nisur dhe pritet të përfundojnë më 24 gusht, në 32 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Ndër të tjera theksohet se është duke u shqyrtuar një propozim për të riemërtuar monumentin e Atdheut në monumentin Nënë Ukrainë.Monumenti 102 metra i lartë i Atdheut u përurua në Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Hitleriane në vitin 1981 dhe është një simbol arkitektonik i Kievit dhe Ukrainës.