Politike
Kikia: Protesta e PD nuk kishte nerv, s’besoj se Qeveria u vendos nën presion
Analisti Mentor Kikia duke komentuar protestën e opozitës, tha se në po të duash ta shikosh pozitivisht pjesëmarrja ishte e mirë, por nëse i referohesh skandaleve të njëpasnjëshme, duhej të kishte shumë më tepër qytetarë.
“Nëse do të ekzsitonte ajo fryma reale e reagimit qytetar, nuk do të kishte fare nevojë për ftesa, pasi gjithkush ka arsyen për të marrë pjesë në protestë.
Qytetarët kanë arsyet e nevojshme për të protestuar, që nga ata bujqit që i kanë mbetur prodhimet në fushë, dhe deri te ata qytetarët që përballen në dyert e spitaleve.
Besoj se ka pasur një konfuzion pasi qytetarët ftoheshin të protestonin për liruar Sali Berishën nga arresti. Besoj se protestat nuk janë më instrument për ti ushtruar presion Qeverisë. Nuk kishte më nerv apo grintë në protestë. Në momentin që doli Berisha u krijua ai entuziazmi, u hodhën ato molotovët, por nuk është një protestë që mund ti ushtrosh presion Qeverisë për të arritur ato objektivat”, tha Kikia.