Sport
Kim-Jae/ Betejë mes Bayern Munich dhe Manchester United
Manchester United ka kohë që monitoron dhe mbetet në kontakt me qendërmbrojtësin aziatik, Kim-Jae. Kim bëri një sezon fantastik me Napolin, ku fitoi edhe Serie A. Kështu, klubet e mëdhakanë treguar menjëherë interes për të, ku së fundmi thuhet se edhe Bayern Munich është futur në garë për kartonin e tij. Sipas “Bild”, Bayern Munich e sheh mbrojtësin korean si një “mur” të fortë për repartin defensiv. Këtë emër e ka miratuar Rummenigge, Tuchel dhe Hoeness në takime të ndryshme për merkaton. Alternativa për mbrojtësin aziatik do të ishte më pas spanjolli i Villarreal, Pau Torres, me të cilin sipas kanalit gjerman “Sport1”, drejtuesit bavarez kanë vendosur tashmë një kontakt të parë.