Connect with us

Sport

Kishte rënë tre herë të tjera në fushë, si sulmuesi i Egnatias shpërfilli këshillat e mjekëve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin shqiptar, ku futbollisti i Egnatias Dwanena ka humbur jetën.

28-vjeçari kolapsoi në fushë në minutën e 24-të gjatë ndeshjes me Partizanin.

Ndërkohë, mësohet se kjo nuk është, hera e parë që Dwamena shfaq probleme me zemrën. Në vitin 2019 ai ishte këshilluar nga mjekët të linte futbollin për shkak të një defribilatori të vendosur në zemrën e tij.

Pas rikthimit në fushë gjatë 2022 me BSC Old Boys në kategorinë e pestë zviceriane dhe tetë golave të shënuar, sulmuesi erdhi në futbollin shqiptar. Nënshkrimi i tij në ligën profesioniste të Shqipërisë bëri bujë në mediet zvicerane, kjo për shkak të problemeve me zemrën.

Dwamena ka qenë pjesë e Zurich, Levante, Real Zaragoza dhe në 2019 ishte gati të nënshkruante me Brighton në Premier League por u ndal nga problemet në zemër.

Advertisement