Kosova
Kjo është jeta…Kurti shkoi me vonesë, prandaj ‘fluturoi’ Këshilli i Europës
Sipas ish diplomatit kosovar, Avni Arifi, taktikat e perdorura nga kryeministri Albin Kurti dëshmojne se strategjia e vetme e Qeverisë aktuale është popullizimi dhe një fushate kauzi patriotike.
Ky barrikadim i Kosovës perkundrejt kërkesave ndërkombëtare – të cilat në fund po pranohen, sipas Arifit nuk po shkakton asgjë tjetër, përveç vonesave me dëme e dënim.
“Edhe pse në fund Kosova pajtohet me kërkesat, dëmi mbetet. Në të gjitha temat që kjo Qeveri ka kundërshtuar, në fund ajo ka lëshuar pe dhe ka implementuar kërkesat ndërkombëtare. Sa më shumë që ka kundërshtuar, aq me shume kërkesat janë rritur”, ka theksuar Arifi.
Se në çfarë situate gjendet Kosova në raport me komunitetin ndërkombëtar e ka përshkruar më së miri i deleguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se vendimi për Manastirin e Deçanit është marrë shumë vone dhe se sipas tij, nëse do të bëhej një gjysmë viti më herët Kosova do të ishte anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
“Në botë gjërat ndryshojnë dhe nëse e humbni momentin, atëherë mos u ankoni më vonë se gjërat ndryshuan. Çështja e Manastirit erdhi vonë. Ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë gjermane. Nëse e kishit bërë një gjysmë viti më parë, ju do të ishit në Këshillin e Evropës. Por kjo është jeta. Bëni gjërat në kohë, që tju njihen, përndryshe gjendja ndryshon” – pati deklaruar diplomati gjerman.