Connect with us

Aktualitet

Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes: Më kanë kërcënuar sërish… me vajzat e mia

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer vështirësitë e të qenit gazetar në vendin tinë, dhe kryesisht kur mbulon kronikën e zezë. Ajo foli për sulmin me armë që i është bërë disa vite më parë në drejtim të banesës së prindërve të saj, ku në të ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura. Ajo tregoi se edhe para 3 vitesh sërish ka marrë mesazhe kërcënuese, ku i përmendin vajzat.

“Është ndër momentet më të vështira të jetës sime, sepse në banesën e prindërve të mi ishte vëllai im i vetëm, dhe dy vajzat e mia të vogla. Një nga predhat nuk është hequr as sot, ka mbetur te koka e krevatit të vëllait tim. Nuk kam asnjë dyshim që ai sulm lidhej me profesionin tim. E kam të vështirë të flas për atë ngjarje.

Para disa kohësh e kam referuar në fakt, më ka tronditur një mesazh që përmendte vajzat e mia, rreth 3 vite më parë, është një gjë që po hetohet.

Mbaj mend një rast kur është vrarë kryekomisar Adem Tahiraj, unë isha në ditët e fundit të shtatzënisë dhe makina e televizionit tim ishte larg. Unë raportoja dhe në atë moment filloi shi i tmerrshëm.

Më erdhi polici dhe me tha të lutem mos rri në postboll. Në ato momente dhe Anila Hoxha më kapi dhe më tha ‘lere këtë dreq pune, dhe futu në furgon’ dhe me futi brenda, dhe aty kuptova që kisha qenë keq”, tha Lala.

 

Advertisement