Kronike
KOKAINA “NGEC” NE ITALI
Antimafia italiane e Reggio Calabria ka çmontuar një trafik ndërkombëtar kokaine që e kishte bazën logjistike në portin e Gioia Tauro, teksa dhe ka arrestuar 36 persona.
Operacioni policor i mbi 300 trupave, përfshiu jo vetëm provincën e Reggio Calabria, por edhe ato të Milanos, Romës, Napolit, Barit, Terni, Vicenza dhe Novara.
Në kuadër të operacionit u kapën mbi katër ton kokainë, me vlerë rreth 800 milionë euro. Gjithashtu u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë prej shtatë milionë euro. Ndër pasuritë e sekuestruara janë edhe asetet e dy kompanive në sektorin e transportit.
Sipas hetuesve një 61 vjeçar, punonjës i Agjencisë së Doganave, dyshohet se ka ndryshuar rezultatin e skanimit të kryer në kontenierin e ardhur me anije nga Brazili, për të cilën do shpërblehej me 3% të vlerës së drogës.
https://www.youtube.com/watch?v=KZrOFAyral8