Connect with us

Politike

Kokalari zbulon prapaskenat e selisë blu: Po e përgatisin si Lulin dikur…

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në lidhje me vendimin e Andi Mustafaj, i cili njoftoi dorëheqjen e tij nga posti drejtues i “Brain Grain”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari ka ironizuar duke zbuluar prapaskenat e PD-së. Sipas Kokalarit, djalin e ish-ministrit dhe bashkëpunëtorit të afërt të Sali Berishës, Besnik Mustafaj, po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë për ta vendosur në krye të PD-së. Teksa thekson se nuk ka asgjë personale më Andin, Evi e “fton” këtë të fundin në garën për kryetar të PD vitin tjetër, pasi shprehet me bindje se do të jetë pjesë e kësaj gare.

Postimi i plotë:

Andi Mustafaj po jepka dorëheqjen në Nëntor nga Brain Gain, që Zoti e di çfarë funksioni ka patur si departament këto tre vjet. Por ka kohë për ta diskutuar këtë.
E di që shumica se kanë idenë kush është Andi Mustafaj – dhe po ju a prezantoj: djali i një nga besnikët e fundit që i ka mbetur Berishës – Besnik Mustafaj!!
Jo se kam gjë me Andin vetë, absolutisht jo, por di t’ju them që kam disa muaj që kam nuhatur që djalin e Mustafajt po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë, për kryetar të PDsë, ku Berisha dhe Shkëlzeni do ta kontrollojnë si t’ja u do qejfi.
Sigurisht që Argita s’ka më këllqe sepse Argitën dua përballë dhe e ftoj të futen në garë për kryetare te PDsë, sepse unë është e sigurt që do ti futem kësaj gare.
Garën jo se Argita nuk do ta fitoj me urdhër të babit, por debatet publike do ti humbasë fatalisht, me gjithë artikulimin që ja kanë zili gjithë militantët e Rrugës së Shpresës dhe ‘Klasës IK’ (Injorancës Kolektive) që i mbajnë këta në krye.
Por Andit i them mirë se të vish në garën për kryetar PD vitit tjetër, se në atë garë do jemi bashkë, dhe mezi pres të më debatosh publikisht…dhe të them që tashti, fillo fiskultur fizikë dhe mendore si Likja përpara burgut, sepse këto debate publike do jenë super NASTY – dhe duke patur parasysh postimet që bëre gjatë fushatës, realisht më vjen keq për ty që do të të duhet të përballesh me mua në këtë luftë për opozitën.
Por kam një parandjenjë që do thyesh shpejt 
Gjithsesi – të uroj mirë se ardhjen!!

Andi Mustafaj ka njoftuar mbrëmjen e djeshme vendimin për të lënë postin si drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike. Ai njoftoi përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ku theksoi se kishte njoftuar anëtarët e departamentit që më 5 mars për të mos lënë vend për keqkuptime

Advertisement