Connect with us

Politike

“Kokë më kokë” me Bashën për kreun e PD, Gjergj Hani: Unë jam atlernativa…

Gjergj Hani, kandidati i cili sfidon Lulzim Bashën në garën prë kreun e Partisë Demokratike, zgjedhje të cilat do të mbahen më 29 korrik, në një konferencë për gazetarë prezantoi projektin e tij për drejtimin e së djathtës. Hani tha se ka qenë një mbështetës i Bashës mirëpo me rikthimin e tij ai tregoi se sërish nuk kishte premisa të qarta për drejtimin e së djathtëve. Hani shtoi se ai është alternativë, jo se është Gjergji Hani, por idetë që do të sjellë për demokratët.

“Kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Bashës dhe prisja që rikthimi i tij në skenën politike, do e pranoja nëse do të vinte me premisa të qarta mbi atë që ndan PD-në nga Sali Berisha. Cilat ishin mënyrat që ai do të përdorte për rindërtimin e PD-së për ta shkëputur nga partia e pazareve të pushtetit apo nga partia e liderit.

Isha i bindur që Basha do të kthehej me këto premisa. Kthimi i tij u ndërtua mbi bazë demagogjie populiste. E ndjeva si një sfidë personale me ata 104 mijë demokratë dhe mora përsipër që të sjell para shqiptarëve e demokratëve zërin e atyre që shkuan të votojnë duke e ditur fare mirë se do të humbisni. Unë jam një alternativë.

Alternativa ndryshon sepse nuk është Gjergji por ideja që do të sjellë Gjergji për demokratët. Duhet një hapje e madhe e PD-së, jo në teori, por në praktikë. Të rifreskojmë burimet njerëzore përfshirë edhe prurje nga diaspora. Kryetari i partisë të krijojë qeverinë e tij në hije. Anëtarësia në PD të ulet nën moshën 16 vjeç”, tha Hani.

Advertisement