Connect with us

Aktualitet

Koncesioni i sterilizimit në SPAK/ Arrestohet ish-zv.ministri i Shëndetësisë

TIRANË– Policia ka ekzekutuar sot 8 urdhër-arreste të dhëna nga gjykata për zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë si dhe anëtarë të komisionit të tenderit për dhënien e koncesionit të sterilizimit, firmosur në 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëronte Investital LLC- një kompani e themeluar nga Ilir Rrapaj.

Burime për gazetaren e NTV.AL  bëjnë me dije se është arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj për të cilin është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ si dhe biznesmeni që fitoi tenderin me vlerë 100 milionë euro Ilir Rrapaj, për të cilin po ashtu është caktuar masa ‘arrest me burg’.

Në masën ‘Arrest shtëpie’ është lënë Saimir Kadiu drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë. Detyrim paraqitje për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Burazeri dhe Pertef Mersini, të cilët akuzohen për ‘Falsifikim dhe shpërdorim detyre’.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se Rrapaj nuk ishte paraqitur për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë çëshjte, për këtë arsye është bërë ndalimi i tij nga polica dhe pritet të sillet në SPAK ku do t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve në lidhje me këtë çështje.

Koncensioni i sterilizimit, detyrim paraqitje për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata

1692257052_arbengjata2gigapixelstandardwidth4500px.jpgRektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata është një ndër të 8 emrat e urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK për koncensionin e sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitje.

Hetimi për koncensionin e sterilizmit, ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani merret në pyetje në SPAK

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është paraqitur në SPAK pasi është thirrur si dëshmitar për koncesionin e sterilizimit. Ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga. Burime për NTV.AL bëjnë me dije se Cani është thirrur për të dhënë shpjegime ne lidhje me një shkresë të firmosur nga Ministria e Financave në 2015 që ka lidhje me këtë tender.

 

Advertisement