Pjesëmarrësit në një konferencë mbi rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës , që po zhvillohet në Romë, premtuan më shumë se 10 miliardë euro për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta , tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
“Unë besoj se duhet të jemi krenarë për rezultatin që arritëm sot së bashku kombet, organizatat ndërkombëtare, institucionet financiare, autoritetet lokale, sektori i biznesit dhe shoqëria civile. Së bashku, në konferencën e sotme, kemi marrë angazhime që arrijnë në total mbi 10 miliardë euro”, tha Meloni në fjalën e saj të hapjes në konferencë.
Pjesëmarrës janë liderët botërorë, përfaqësues të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.