Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në gjykatën e Apelit ku u qëllua me armë zjarri gjatë seeancës gjyqësori gjyqtari Astrit Kalaja.
Klodiana Lala, raporton se gjyqtari Kalaja është qëlluar për vdekje në momentin kur po lexonte vendimin gjyqësor.
Lala thotë se gjyqtari i Apelit shqyrtonte vendimin i vetëm pa një trupë gjykuese, por monokratike, dhe në momentin e leximit të vendimit është qëlluar nga Elvis Shkëmbi, nipi i palës paditëse Gjon Shkambi.
Klodiana Lala: Gjyqtari Astrit Kalaja shqyrtonte si trupë, si gjyqtar i vetëm, pasi ka shpallur vendimin, autori i dyshuar Elvis Shkëmbi shoqëronte xhaxhain e tij, tashmë sqarohet se gjyqtari është qëlluar për vdekje sapo ka dhënë vendimin, kundër palës Shkëmbi, gjykatën e kishte vënë në lëvizje Gjon Shkambi,
Fillimisht u tha se mund të ishte ai i dyshuar për ngjarjen pasi policia kishte kërkuyar informacion paraprak lidhur me palën që kishte vënë në lëvizje gjykatën dhe palët që ishin nnë konflikt për godinën e ish-shkollës së Rezervave në Shkodër, një godinë për të cilën ka patur një sagë të gjatë gjyqësore fillimisht në Shkodër e më pas në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.
Ndërkohë pala kundërshtare ishin babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurti.
Gjykata mbetet e rrethuar. Konflikti daton në vitin 1992
