Connect with us

Aktualitet

Konflikti me armë në Korçë, i moshuari: Bam-Bam, dëgjuam krisma

Teksa njollat e gjakut janë ende në vendngjarje, banorët e zonës ku ndodhi përplasja me armë në Korçë tregojnë se kishin dëgjuar të shtëna.

Një i moshuar pohoi se kishte dëgjuar disa të shtëna, por nuk ishte në dijeni të konfliktit.

“Nuk e dimë se ça ndodhi. Dëgjuam krisma, shtinë ata, pam-pam ja bëri”, tha një i moshuar që ka shtëpinë pranë vendit të ngjarjes. Kujtojmë se nga konflikti me armë zjarri dhe me mjete të forta të plagosur mbetën dy persona, konkretisht Igli Hoti dhe Artan Qeshori, të cilët aktualisht janë duke marrë mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

  • foto galeri
Advertisement