Lifestyle
Kontrolle në 5 shtëpi publike në Athinë, në pranga 11 gra
Kontrolle të posaçme janë kryer mesditën e kësaj të shtunenë qendër të Athinës nga Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës. Kontrollet mësohet se janë kryer në pesë shtëpi publike.
Nga këto kontrolle u arrestuan gjithsej 11 gra. Ndaj tyre u ngrit një rast për shkelje të vulave të vendosura nga Autoriteti, ndërsa u konstatua se të pesë shtëpitë publike funksiononin pa lejen e funksionimit të përcaktuar me ligj.