Connect with us

Bota

Koreja e Veriut dëshiron të rifillojë bisedimet bërthamore nëse Trump fiton

Koreja e Veriut dëshiron të rihapë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara nëse Donald Trump rizgjedhet si president dhe po punon për të hartuar një strategji të re negociuese, tha një diplomat i lartë i Koresë së Veriut, i cili së fundi u largua në Korenë e Jugut. Reuters.Arratisja e Ri Il Gyu nga Kuba bëri bujë në mbarë botën muajin e kaluar. Ai ishte diplomati më i lartë i Koresë së Veriut që dezertoi në Jug që nga viti 2016.Në intervistën e tij të parë me mediat ndërkombëtare, Ri tha se Koreja e Veriut ka vendosur Rusinë, SHBA-në dhe Japoninë si prioritetet e saj kryesore të politikës së jashtme për këtë vit dhe më tej.

Advertisement