Connect with us

Shkrime

Kori kobzi se Kosova na qenka Shqipni

Nga Halil Matoshi

Albin Kurti, hisenik në ndëshkimin eventual të FFK-së nga UEFA!

1.Shembullin e kobshëm të Albin Kurtit e Dejona Mihalit që e kanë futë vendin nën sanksione politike e ekonomike, po e ndjekin edhe kreu i FFKsë Agim Ademi, Kapiteni i kombëtares Amir Rrahmani dhe dheta kinse-gazetarë sportivë, të mendësisë populliste e nacionaliste në Kosovë.

Derisa i vetmi që u shfaq korrekt ishte përzgjedhësi gjerman Franco Foda.

“Kosova âsht Kosovë.”

Të gjithë këta po e ndihmojnë Rumaninë me i fitu tre pikët dhe UEFA-n me marrë vendim kundër Kosovës,  tue mohu vet sovranitetin e shtetit që përfaqësojnë!

Sepse ky shtet – simas këtij kori kobzi – na qenka Shqipni!?

2.Derisa ideologia e partisë në pushtet Dejona Mihaili i dha kredi Kapitenit kosovar Amir Rrahmani për deklaratën konfuze se “Kosova” – teshat e të cilës i kishte veshun – “âsht Kosovë ose Kosova âsht Shqipni” dhe këtë e vulosi Kryeministri Kurti, i cili u shpreh se secili qytetar i vendit tonë âsht ndi i përfaqësuem me deklaratën e Kapitenit Rrahmani.

Por kjo âsht uzurpim i të drejtës së qytetarëve kundërintegrista e mbrojtës të Kosovës si projekt i përjershëm politik.

Njeriu që drejton shtetin, derisa mohon identitetin e këtij shteti, âsht në kërkim të njohjeve të po këtij shteti nga pesëshja e BEsë, përfshi Rumaninë.

Me çfarë të drejte?

Me të drejtën e fuqisë, sepse injoranca âsht fuqi!?

Kurti &Co nuk e kanë tejkalu rolin e “idiotit në histori” duke u sjellë si nomenkraturë e papërgjegjshme në bashkësinë e kombeve.

3.Po ky kryeministër i vetëdijshëm në mashtrim, sepse e din se Kombëtarja Kosovare luen në Ligën e Kombeve – ku luen edhe Kombëtarja e Shqipërisë – mohon vet identitetin e Kosovës dhe nuk ndalet me mendu fare që sapo i jep kredibilitet ndonjë vendimi ndëshkues të UEFAs për Kosovën.

Kurti nuk ka me marrë përgjegjësi as në këtë rast, sepse me politika të tilla antishtet, ai e ka futë shtetin kosovar nën sanksione politike dhe ekonoike të BEsë.

4.N’kob t’shtetit, këtij kryeministri i konvenon dënimi i Kosovës, (FFKsë) për me e ngritë nji kauzë të re. në rritje të nacionalizmit vetizolues – kundër kinse komplotit botnor kundër Kosovës.

Kurti pra, me lehtësi t’padurueshme, simas kësaj logjike, ka me e sha e pështy UEFAn, shtëpinë e përbashkët edhe të futbollit kosovarë, që me aq bujari e ka pranu vendin tonë në gjiun e saj.

5.Vërtet ky kryeministër, ashiqare, kurrë nuk e ka njoftë shtetin kosovar, as rendin e tij kushtetues dhe simbolik.

Dhe nji kundërshtar i shtetit të Kosovës, paradoksalisht votohet masivisht nga kosovarët!???

Pse i janë turrë kosovarët kështu shtetit të tyne real tue ndrru me andrra e parulla nacionaliste, shkurt e shqip me deklarata boshe politike.

A ka kush e nalë këtë marrëzi?

6.Nacionalizmi integrist dhe mohimi i identitetit kosovar dhe i përhershmënisë së shtetit kombëtar të Kosovës âsht egalitarist në vend.

Njajt menon turma – budalltë brenda saj – akademikët dhe kryeministri!?

Kët sjellje emotive e tradicionale dikush i rritun duhet me e ndërpre: Kosova âsht ‘Njisi e rritun’, pra asht e vetes dhe ka aftësinë me përmbushë kriterin e katërt të shtetit, aftësia për të hyrë në marrëdhënie me  kombet e tjera (Neni 1 i Konventës së Montevideos për të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve.)

TEMA

Advertisement