Connect with us

Politike

Korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie/ Kryemadhi ankimon vendimin

Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e masës “detyrim për paraqitje”. Kryemadhi e ka dorëzuar ankimimin përmes postës ditën e shtunën.

Javën e kaluar, në deklaratën për mediat pasi Gjykata e Posaçme konfirmoi masën ”detyrim paraqitje” për të, Kryemadhi tregoi edhe një komunikim që ajo pati me avokatin Genc Gjokutaj në sallën e gjyqit.

Kryemadhi u shpreh se avokati duhet të kishte kërkuar burg për të dhe detyrim paraqitje për Metën pasi për veprat e saj po akuzohet ai pa asnjë faj.

“Unë sapo i thashë Genc Gjokutajt që është një avokat joserioz pasi duhet të kërkoje detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest me burg për mua. Sepse 167 faqe janë veprat e mija për të cilat akuzohet Meta. Nuk ka lidhje Ilir Meta. Ka qenë kryetar parlament, president. Këto janë absurditete”, tha Kryemadhi.

Advertisement